Arbëri

Qeveria çon FSK-në për operacion humanitar në Shqipëri

FSK

Qeveria në detyrë ka vendosur për të dërguar një kontingjent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Sipas një njoftimi për media, kjo u vendos në një mbledhje të zhvilluar në mënyrë elektronike.

Aty sqarohet se mjetet financiare për dërgimin e këtij kontingjenti sigurohen nga buxheti i Kosovës.

Bëhet fjalë për operacionin humanitar kërkim-shpëtimi në vendin e quajtur “Qafë e Burrellit” në Klos. Ka disa ditë që në këtë zonë po zhvillohet operacioni i kërkim shpëtimit për gjetjen e një të riu, që është zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit.

“Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim.