Punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar të hënën para Komunës së Prishtinës.
Ata ndër të tjera kanë kërkuar pagesën e borxhit 2.7 milionë eurosh që kompania pretendeon se ia ka Komuna e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë” kanë qenë disa nga pankartat që punëtorët kanë mbajtur në duar.
Kontejnerët e stërmbushur me mbeturina kanë qenë imazhi kryesor i kryeqytetit javën që shkoi.
Gjendja ishte rezultat i betejës së vazhdueshme mes pushtetit komunal të Prishtinës dhe kompanisë regjionale “Pastrimi”, për kontrollin e këtij shërbimi.
Drejtuesit e Prishtinës kanë insistuar se ndërmarrja “Pastrimi” nuk ka kapacitete të mjaftueshme për grumbullim të mbeturinave. Ndërsa përfaqësues të kompanisë thonë se ata janë të vetmit që mund të përballojnë këtë shërbim, porse mospagesa e borxhit prej 2.7 milionë eurosh nga Komuna ka vështirësuar operimin e saj.





