Është protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të shtunën.
Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, afër Kuvendit të Kosovës ku nis edhe seanca konstituive në të njëjtën kohë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë hera e tretë që po protestohet në sheshet e Prishtinës kundër shtrenjtimit të rrymës.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë kësaj jave e ka miratuar shtrenjtimin e rrymës prej 16.1 për qind për periudhën 1 maj deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar “përshkallëzime” për protestat e ardhshme, nëse nuk ndërmerret diçka.

