Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi serb, i identifikuar si S.S, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 14 tetor 2023, në fshatin Dren të Komunës së Zubin-Potokut, i pandehuri ka kryer veprime me qëllim të nxitjes sërish urrejtjes, prishjes së rendit publik, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, aktakuzën e ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënoj bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.