20 vjet pas krimeve dhe shumë masakrave të kryera në Kosovë, bartja e kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët, i ka mundësuar Prokurorisë Speciale të nisë hetime për shumë masakra, të cilat nuk kishin qenë subjekt i hetimeve nga UNMIK-u dhe EULEX-i.
Ka rreth 4 muaj që prokurorja Speciale, Drita Hajdari, ka nisur hetimet për njërën nga masakrat më të mëdha në Kosovë, atë të Reçakut, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajdari thotë se është në fazën e mbledhjes së provave dhe dëshmive në terren.
Ndërsa, thekson faktin se kalimi i tërë këtyre viteve do ta vështirësojë punën në këtë aspekt.
Ramë Shabani, njëri nga 4 të mbijetuarit në Reçak, e cilëson si tejet të vonuar këtë hetim, derisa thekson faktin se ai nuk do të mund të arrijë të identifikojë asnjë nga serbët, të cilët 20 vjet më parë e kryen këtë masakër.
Shumë familjarë të tjerë, ndonëse i shohin si të vonuara këto hetime, presin drejtësi për këtë masakër.
Por, Prokuroria Speciale në trajtimin e lëndëve për krime të luftës, ka edhe një pengesë.
Pengesa që të intervistohen të dyshuarit e këtyre krimeve, Hajdari thotë se u ka pamundësuar ngritjen e aktakuzave.
Më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 civilë shqiptarë.
Viktimat e masakrës së Reçakut, të shtrira në një mal të këtij fshati, u bënë një prej imazheve dokumentuese të tmerrit, nëpër të cilin po kaluan kosovarët.