Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria kërkon informacione për mosfunksionimin e uebfaqes së KQZ-së

KQZ

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njoftoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar informacione nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për mosfunksionimin e platformës ku publikohen rezultatet zgjedhore.

Sipas Kryeprokurorit, janë kërkuar informacione për të vërtetuar nëse ka pasur kryerje të veprës penale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, thuhet në komunikatën për media.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka pranuar se të dielën (9 shkurt) kanë pasur probleme me uebfaqen ku publikoheshin rezultatet zgjedhore preliminare.

Të dhënat e rezultateve janë mbledhur manualisht, e më pas po publikohen në uebfaqe.