Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria ka marrë dosjet e nëntë pacientëve të QKUK-së që cilësohen si vdekje të dyshimta

Prokuroria, pritet të nisë hetime lidhur me vdekjen e disa pacientëve që dyshohet se kishin ndodhur gjatë vitit të kaluar, në dy klinikat e QKUK-së, Kardiologjisë Invazive dhe Kardiokirurgjisë.

Vetëm disa muaj pasi KTV-ja kishte raportuar lidhur me dyshimet për rritjen e numrit të pacientëve të vdekur pas ndarjes së njësisë së Kardiologjisë Invazive nga Klinika e Kardiologjisë, Oda e Mjekëve të Kosovës ka vendosur që disa prej këtyre rasteve t’i dërgojë për hetim në Prokurori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me dyshimet se kishte pasur trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor e neglizhencë gjatë trajtimit, Prokurorisë i janë dorëzuar 9 dosje të pacientëve.

Pleurat Sejdiu thotë se prokurori i Odës së Mjekëve, fillimisht e pati të vështirë t’i hetojë këto lëndë, për shkak se as jashtë Kosovës nuk arriti të gjente ekspertë të cilët do të kryenin ekspertizën e këtyre rasteve.

Derisa dy klinikat, ajo e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë, kishin hezituar të ofronin dokumente dhe të dhëna për këto dosje.

KTV-ja ka kërkuar sqarime edhe nga QKUK-ja për këto dosje, por përgjigjja e vetme ishte se ky institucion ka bashkëpunim të mirë me Odën e Mjekëve dhe përgjigjet në çdo kërkesë që ka kjo ajo.

“QKUK-ja ka bashkëpunim të mirë me Odën e Mjekëve dhe përgjigjet në çdo kërkesë që ka Oda e Mjekëve”, thuhet në përgjigjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në mars të këtij viti, KTV-ja kishte raportuar se si disa kardiologë të QKUK-së kishin alarmuar lidhur me rritjen e vdekjeve te pacientët, pas ndarjes së njësisë së Kardiologjisë Invazive nga Klinika e Kardiologjisë.

Derisa, SHSKUK-ja, përmes një konferencë për media, kishte mohuar të dhënat mbi vdekshmërinë e pacientëve në këto dy klinika.