Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria e Ferizajt në vitin 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje, 214 viktima gra e 61 burra

Ferizaj-Prokuroria

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se gjatë vitit 2024, ka ngritur 231 aktakuza për veprat penale të dhunës në familje. 

Sipas kësaj prokurorie në këto raste kanë qenë 214 viktima të gjinisë femërore dhe 61 të tjera të gjinisë mashkullore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këto vepra gjatë vitit të kaluar kjo Prokurori thuhet se pranuar 275 kallëzime penale kundër 275 personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje.

Gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori thuhet se janë parashtruar 56 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.