Arbëri

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi me aftësi të kufizuara

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi nga Rahoveci, që thuhet se është me aftësi të kufizuara dhe s'ka aftësi komunikuese.

Ai është gjetur në fshatin Xërxë, ku është shoqëruar në stacionin policor, por nuk është arritur të identifikohet edhe për shkak se ai, nuk kishte dokumente identifikuese.

“Me datën 24.07.2024 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukej i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese. Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit  të shtetit lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi”, thuhet në njoftimin policor, derisa është publikuar fotografia e tij.

Autoritetet thanë se kushdo që ka informacione mbi identitetin apo adresën e tij, të lajmërojnë Policinë.

Identifikohet i mituri me aftësi të kufizuara, kthehet te familja

1 v. më parë / 25 kor 2024 21:06
Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë, i mituri që kthyer te familja e tij.

Autoritetet njoftuan se brenda një kohe të shkurtër janë siguruar informacione për identitetin dhe adresën e vendbanimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sot ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të mitur. Në saje të këtij bashkëpunimi, pas publikimit të fotografisë, është arritur që për një kohë shumë të shkurtër të sigurohen informacione për identitetin dhe adresën e vendbanimit të tij. I mituri është kthyer tek familja. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falenderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.