Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Deri në përditësimin e fundit në faqen zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje prin me 44.33 për qind të votave, apo 2669 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas LVV-së, pason Lidhja Demokratike e Kosovës me 2020 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 583 dhe Partia Demokratike e Kosovës me 390 vota.
Nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV-ja ka dalë e para.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës kanë mundur të votojnë përmes postës ose votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike.
Pa u numëruar kanë mbetur votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.