Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar të enjten “Trajnimin Bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore” në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.
Ky trajnim është bërë nën udhëheqjen e instruktorëve turq dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të FSK-së, ka njoftuar ky institucion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës , nën udhëheqjen e instruktorëve turk është realizuar Trajnimi Bazik për Betejë në Regjimentin e dytë të Forcave Tokësore”, thuhet në njpftimin e FSK-së.
Ky institucion ka njoftuar se Republika e Turqisë në vazhdimësi është duke ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat, duke mbështetur ngritjen profesionale dhe mbështetjen teknike.