Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj tha se kërkesa për dorëheqje është ofruar në fillim të muajit gusht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, si pikë të rendit të ditës e kemi vendosur dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala. Ju veç e keni pranuar materialin dhe rendin e ditës, dorëheqjen e kryeprokurorit me kërkesë është dorëheqja e parevokueshme e kryeprokurorit Admir Shala dhe kërkesa që të kthehet në Prokurorinë Speciale”, është shprehur Hajdaraj, ka shkruar KSP.
Kjo kërkesë është aprovuar me të gjitha votat për në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Besim Kelmendi ka propozuar që Petrit Kryeziu të jetë ushtrues detyre i kryeprokurorit në Prizren.
“Unë kam marrë një listë të prokurorëve sa i përket vlerësimit të performancës dhe aty kam parë që të gjithë prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurori Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe me pikë është mbi ata që e kanë notën shumë mirë. Kam parë që nuk ka asnjë notë disiplinore dhe mendoj që është prokuror me perspektivë, prokuror që mund të jap kontributin e vet së paku si ushtrues detyre, përderisa ne si këshill të vendosim që të emërojmë një kryeprokuror”, ka shtuar ai.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vazhduar mbledhjen me pika të tjera të rendit të ditës.