Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim të ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Krasniqi ka bërë të ditur se me Prattipatin kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i PDK-së tha se vendi ka nevojë për një qeveri të re, stabile e të përgjegjshme.
Krasniqi ka theksuar se ShBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri strategjik i Kosovës, ndërsa e ka falënderuar atë për mbështetjen që ShBA-ja vazhdimisht i jep Kosovës në çdo rrugëtim të saj