Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paga minimale rritet në 350 euro

Qeveria e Kosovës

Mbledhja e Qeverisë

Foto: Alban Bujari

Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto. 

Vendimi u mor në mbledhjen e të mërkurës. Kabineti qeverisës miratoi rritjen që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendim, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është hera e parë që caktohet edhe niveli i pagës minimale për orë pune – 2 euro.

Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori.

Pesë ditë më parë hyri në fuqi Ligji për Pagën minimale duke e ngritur në 250 euro neto. 

“Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në prezantim të  propozimit.