Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën ndaj 46 anëtarëve të familjes Berisha në Suharekë, të kryer nga forcat serbe, duke thënë se dhimbja nga moszbardhja e rastit është edhe më e rëndë.
Në reagimin e Presidencës thuhet se në kërkim të drejtësisë, respektit dhe ndaj viktimave, “nuk do të heshtim asnjëherë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb. Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë. Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm”, thuhet në reagim për masakrën që ka ndodhur 25 vjet më parë.
Në reagim u tha se krimi u krye në pragun e shtëpisë së familjes Berisha nga forcat e regjimit gjenocial të Serbisë.
Presidentja: 25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre
25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.
Edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të familjes Berisha.