Arbëri

Osmani në Forumin Evropian të Alpbachut: U përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën

Vjosa Osmani ne Alpbach

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe sivjet ka qenë e ftuar në Forumin Evropian të Albachut në Austri, ndërsa ka diskutuar me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota. 

Osmani në një postim në Facebook ka thënë se janë përqëndruar në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën. 

“Kënaqësi që edhe sivjet të jem e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri. Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani në Facebook.