Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka informuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, për takimin konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për të enjten.
Osmani ka pritur Oravin në Presidencë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për vizitën që do t’ia bëjë sot Kosovës, kryesuesi i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.
“Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër. Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”, u njoftua nga Presidenca.