Gati 3 muaj pasi Kosova shënoi rastet e para me COVID-19, në Kosovë ka nisur një hulumtim, i cili do të tregojë se si ndikoi pandemia në sjelljen e njerëzve në vend.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka futur Kosovën në listën e shumë shteteve ku do të kryhet ky hulumtim, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspertë të IKSHPK-së me ndihmën e OBSH-së do të marrin rreth 3 mijë mostra në terren për këtë hulumtim.
Sipas Isme Humollit, zyrtare për emergjenca në OBSH, hulumtimi është në fazën fillestare dhe pritet të përfundojë brenda disa muajsh.
Psikologët thonë se një hulumtim i tillë në vend është tejet i rëndësishëm për të treguar pasojat që kjo situatë ka shkaktuar tek qytetarët.
Sipas psikologëve, vetizolimi dhe distancimi fizik kanë përkeqësuar gjendjen emocionale të qytetarëve, sidomos të disa grupeve të caktuara.
Që nga fillimi i marsit, kur në Kosovë u shfaqën rastet e para me COVID- 19, dhjetëra qytete e fshatra të Kosovës u futën në karantinë, e me këtë edhe qindra qytetarë u rekomanduan që të futeshin në vetizolim.