Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kërkesa e SHBA-së

O’Brien takon Kurtin, kërkon progres për Asociacionin

James O'Brien dhe Albin Kurti

Foto: Arkiv

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka thënë se për të ecur përpara Kosova duhet zbatuar zotimet e duhet të bëjë progres edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Zyrtari amerikan njoftoi se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të mërkurën për hapa pozitivë e të nevojshëm, derisa ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën drejt integrimeve euroatlantike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatim të zotimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë progresin urgjent në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. I kam diskutuar sot hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien në rrjetin social X.

Për takimin Kurti-O’Brien ka folur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke thënë se Kosova e Serbia duhet t’i përmbushin të gjitha detyrimet që janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ditë më parë, O'Brien ka deklaruar se autoritetet kosovare kanë premtuar se do ta themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, SHBA-ja do të bëjë çdo gjë për t'i përmbushur premtimet.