Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten pasdite ka njoftuar se numërimi i votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në komunat e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Parteshit, Ranillugut dhe Junikut.
Sipas njoftimit në Facebook, procesi i numërimit po vazhdon në 29 komuna të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë ende nuk ka filluar numërimi.
Nga KQZ-ja është paralajmëruar se numërimi i votave nuk do të përfundojë së paku edhe 10 ditë.
Ky proces është shoqëruar me shumë probleme që nga dita kur përfunduan zgjedhjet. Sistemi i KQZ-së herë pas here ka pasur telashe.
Kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se po presin raportin e institucioneve të sigurisë për të kuptuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur.