Dialogu mes e Kosovës dhe Serbisë ka qenë tema kryesore e diskutimeve këtë të martë në vizitën në Prishtinë të ministres së Punëve të Jashtme të Norvegjisë Ine Marie Eriksen Søreide.
Ajo ka takuar krerët e qeverisë e Kosovës. E në takimin me kryeministrin Ramush Haradinaj, ky i fundit u zotua se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që do të çonte në një marrëveshje finale, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja e jashtme norvegjeze u takua edhe me homologun e saj, Behgjet Pacolli të cilit i dha garanci se shteti i saj përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës, porse për këtë duhet lidership i fuqishëm dhe koordinim më të madh ndërmjet partive politike.
Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova do të vazhdojë dialogun me Serbinë, por vetëm duke qenë të barabartë si dy shtete sovrane.
Duke folur për liberalizimin e vizave, Pacolli tha se çështja tani është politike, sepse në aspektin teknik, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.