Komuna e Podujevës do ta emërtojë të martën një rrugë me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack, e aty do të jetë prezente edhe ish-zyrtarja gjermane.
Komuna njoftoi se ceremonia do të mbahet në orën 14:00, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njoftohen të gjitha mediat se të martën, më 18.06.2024, në orën 14:00 do të mbahet ceremonia e emërtimit të një rruge në qytet me emrin e ish-eurodeputetes, Doris Pack. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës ‘Agron Rrahmani’ dhe ‘Ali Ajeti’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘Bedri Bajrami’ dhe ‘Fahri Fazliu’”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ish-eurodeputetes Pack i ishte ndarë edhe “Urdhri i Lirisë” nga presidentja Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në lirinë e Kosovës.