Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Niset anija me grupin e parë të emigrantëve nga Lampedusa drejt Shqipërisë

Anija me emigrant e nisur drejt Shengjinit

Ilustrim

Anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare

Gazeta italiane “Corriere” shkruan se pasi u bë kontrolli në bord për personat që do të transferoheshin, anija është nisur drejt portit të Shëngjinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në krye të nismës është Ministria e Brendshme italiane. Javën e kaluar u vunë në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjiader dhe do të akomodojnë emigrantët e transferuar.

Anija Libra u nis nga Lampedusa për në Shqipëri, por fillimisht ndaloi në bregun sicilian pasi shpëtoi një grup emigrantësh që ishin larguar nga bregu i Afrikës së Veriut.

Sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministri Giorgia Meloni me homologun e saj shqiptar Edi Rama , azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh. Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali.

Përndryshe ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Një procedurë, krahasuar me ato të parashikuara deri më sot, u përshpejtua ndjeshëm. Komisioni i kryesuar nga Prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat, intervistat do të zhvillohen me video-lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë./TCh