Ka nisur seanca gjyqësore në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi ka vendosur që në këtë seancë t’ua ndalojë mediave xhirimet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë akuzuarit sot priten ta japin mbrojtjen e tyre dhe i pari ka nisur fjalën Avni Llumnica.
“S’ka asnjë arsye që të jem i përfshirë në këtë rast. Jam i pafajshëm, pra jam viktimë jo i akuzuar”, tha Llumnica.
Llumnica ka folur për takimin që kishte pasur me Murat Jasharin dhe Sadri Ramabajën derisa ka mohuar se gjatë këtyre takimeve të jetë përmendur emri i Azem Vllasit.
Të akuzuar në këtë rast janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.