Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis me përplasje protesta e opozitës në Tiranë, hidhet molotov

protesta tirane

Foto: A2CNN

Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet protesta e radhës mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

Protesta e 12-të nisi me përplasjeve mes mbështetësve të PD dhe PL me forcat e policisë të cilat ishin vendosur aty për ruajtjen e godinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nën thirrjet “hajduti”, protestuesit hodhën tymuese në drejtim të policisë dhe tentuan të thyejnë gardhin metalik të vendosur përballë bashkisë.

Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”./ Euronews