Janë nënshkruar marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pas mbledhjeve që kanë zhvilluar qeveritë e dy vendeve të hënën në Prishtinë.
Janë nënshkruar marrëveshje në fushën e energjisë dhe atë të arsimit, si dhe një protokoll teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelala Sveçla, me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Pance Taskovski nënshkruan protokolli për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar.
Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe ndërmjet ministrive të Ekonomisë, ku dy ministret Artane Rizvanolli e homologia e saj maqedonase vunë nënshkrimet e tyre në memorandumin për sektorin e energjisë.
Po ashtu, memorandum u nënshkrua edhe mes ministres së arsimit Arbërie Nagavci nga Kosova e Vesna Janevska nga Maqedonia e Veriut.
Këto marrëveshje u nënshkruan në prani edhe të dy kryeministrave atij të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.