Mbi ngjyrat e flamurit shtetëror qëndronte figura e policit Afrim Bunjaku.
Ishte turneu i organizuar për ta përkujtuar heroizmin e tij në përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfrim Bunjaku është heroi i fundit në vend, i cili u vra në detyrë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Andaj, ky turne memorial ishte nismë e Klubit të Futsallit “Vushtrria” që mblodhi familjarë, miq, kolegë e qytetarë për ta nderuar figurën e tij.
“Do ta përkujtojmë si njeri që e deshi gjithnjë atdheun”, thoshin bashkëvendësit e tij.
Bashkëvendësi i tij, të cilin e kishte edhe shok klase, e kujton takimin e fjalët e fundit të policit Bunjaku.
Nismës për këtë organizim treditor iu bashkuan të gjithë në Vushtrri, thotë përfaqësuesi i klubit të futsallit.
Për të si i ri, thotë se do të jetë e pashlyeshme në histori figura e policit Bunjaku.
Në hapje të ngjarjes fjalën mori një nga koleget e të ndjerit, e cila iu drejtua familjarëve të tij.
Turneu po niste me djalin e Afrim Bunjakut, i cili u përcoll me duartrokitje.
Edhe nën emocione familjarët e Bunjakut, shprehen krenarë për heroizmin e tij.
Këtë përvjetor të shtetit do ta festojnë pa prezencën e tij, porse thonë se i mban krenarë rënia për vendin.
Turneu do të mbahet edhe në ditën festive, përvjetorin e 16-të të Kosovës shtet.