Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili gjatë konferencës për media akuzoi partitë tjera opozitare për mosshpërndarjen e Kuvendit.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Krasniqi duhet të kërkojë llogari nga ai të cilit i shkoi në darkë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Krasniqi ka bërë marrëveshje me Kurtin, jo me LDK-në, prandaj i pakuptimtë roli i tij si ndërmjetësues. Le të kërkojë përgjegjësi tek ideatori i vërtetë i shpërndarjes dhe te marrëveshja që ka bërë me të”, ka thënë ai për KOHËN.
Mustafa ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së, që kryeministri duhet të dorëhiqet dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.
“LDK nuk bën marrëveshje me Kurtin. Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i zëshëm edhe para dakordimit tashmë të dështuar të tyre. Dorëheqje, më pas zgjedhje!”, ka thënë Mustafa.