Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 19-23 gradë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra për sekondë.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.