Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot i vranët e me intervale me diell

Moti vranet

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen rreth minus 5 dhe minus 2 gradë celsius e maksimalet mes 2 dhe 4 gradë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Instituti ka këshilluar të bëhet kujdes nga ngricat dhe mjegulla. 

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 0.5-1 m/s. Ju këshillojmë që të kujdeseni për veshje të përshtatshme dhe të përgatiteni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit. Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke pasur parasysh që rrugët, sidomos në zonat malore, mund të jenë të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë në ato zona”, thuhet në njoftim.