Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale pritet të sillen mes 3-7 gradë celsius, e maksimalet mes 19-22 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, ka njoftuar IHMK.
