Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 6 metra në sekondë”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.