Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë celsius, e ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 19 gradë celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Parashikimin e motit për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.