Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë.

Sipas IHMK-së, gjatë së hënës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e lehtë deri në mesatare. Ndërsa gjatë së martës temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është paraparë të fryjë erë me shpejtësi 1-3 m/s.

“E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar se të enjten do të mbajë mot i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, a maksimalet ndërmjet 20-24 gradë. Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 18-22 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.