Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë pritet të jetë i paqëndrueshëm, me diell dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën pritet të ketë mot kryesisht të vranët e me reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 13-15 gradë Celsius e maksimalet mes 21-25 gradë Celsius.
Të martën pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe gjatë ditës vranësirat pritet të sjellin reshje shiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMot i ngjashëm pritet të mbajë edhe të mërkurën.
Ndërsa të enjten do të ketë mot të vranët e vende-vende me shi. Do të ketë ulje të temperaturave, ku ato minimale do të sillen mes 9-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 20-25 gradë Celsius.
Të premten do të ketë po ashtu mot të vranët e me intervale me diell.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile”, ka njoftuar Instituti.