Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të hënën parashihet mot me diell e pjesërisht i vranët, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 8-10 gradë Celsius, e maksimalet mes 22-25 gradë Celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën e të mërkurën do të ketë mot të vranët e me intervale me diell, ndërsa ditën e enjte do të ketë edhe reshje shiu. Në disa zona të enjten parashihen edhe shkarkime rrufesh.
Të premten do të ketë mot të vranët e me intervale me diell, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 10-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 21-25 gradë.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile. Dekada e parë e qershorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike”, ka njoftuar Instituti.