Mot me diell dhe me vranësira pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
Sipas “Meteo Kosova”, gjatë pasdites vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat më të ulëta do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato më të larta prej 23 deri në 25°C.
Era do fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.