Zëvendësimi i deputetëve që u bënë ministra ka nxjerrë në pah mangësitë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Neni 112 i këtij ligji po konsiderohet diskriminues për shkak se parasheh që pozita e deputetit duhet të plotësohet me kandidatin e gjinisë së njëjtë, ani se ai mund të ketë më pak vota, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në këtë nen, vend në Kuvend kanë fituar 2 kandidatë burra të Lëvizjes Vetëvendosje, ani se kanë marrë njëri rreth 100 e tjetri 600 vota më pak se kandidatja e kësaj partie, Tinka Kurti.
Ajo në profilin e saj në Facebook ka shkruar se zëvendësimi i kandidatëve bazuar në gjini është diskriminues.
“Të gjithë e dimë që ligji, përfshirë këtë nen, është shkruar për ta rritur prezencën e deputeteve në Parlament. Dhe çka ndodh tash? Pikërisht e ndëshkon. Saktësisht e pamundëson rritjen e 30 %. Përderisa ligji flet për minimumin e 30% të deputeteve në Parlament dhe jo ruajtjen e kësaj shifre, në fakt kjo po bëhet barrierë që në Kuvend të ketë më shumë se 30% gra”, ka shkruar Kurti.
Sipas Qendrës për Studime Gjinore, rasti i deputetëve të Vetëvendosjes hap rrugë që dispozita e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme të kontestohet në gjykatë, sepse kështu është shkelur kuota gjinore.
Por, sipas Eugen Cakollit nga KDI-ja, ky nen i këtij ligji, kur ishte hartuar, u mendua që të ruante kuotën gjinore megjithatë, sipas tij, neni mbetet diskriminues, për shkak se nuk respektohet meritokracia.
Këtë të premte KQZ-ja certifikoi 11 kandidatë si deputetë pas emërimit në pozita ekzekutive të deputetëve paraprakë.