Ministria e Financave ka njoftuar se është miratuar rregullorja që eliminon procedurën e rivlerësimit për personat e verbër.
“Rregullorja për Funksionimin e Komisionit Mediko-Social është miratuar, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme, ndër to: Eliminimin e procesit të rivlerësimit, një kërkesë kyçe e komunitetit; rregullimin e procedurës së aplikimit për njohjen e statusit të personit të verbër; përmirësimin e kritereve dhe procedurave ekzistuese”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria ka njoftuar se ka ndryshuar gjithashtu edhe procedurat për vlerësimin e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, siç thuhet, duke mundësuar aplikimin elektronik për këtë kategori.