Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Haradinaj thotë se të gjithë diplomatët kanë lidhje politike

Përplasje të mëdha e kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, në të cilën ishte planifikuar të raportonte kryediplomatja Meliza Haradinaj.

Ato kanë ndodhur veçmas mes ministres Haradinaj dhe anëtarëve të Komisionit nga radhët e LVV-së. Deputetët Fitore Pacolli e Gazmend Gjyshinca kërkonin arsye për moszbatimin e një numri vendimesh të ish-ministrit Glauk Konjufca, të cilat kërkonin kthimin e dhjetëra diplomatëve në Kosovë, e për të cilët ishte konstatuar se ishin përcjellë jashtëligjshëm në misione.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në shumë prej pyetjeve, ministrja nuk iu ka dhënë përgjigje, por ua ka kthyer me kundër akuza. Ajo ka thënë se jo pak vendime të pararendësit të saj ishin selektive.

Ministrja Haradinaj ka thënë se të gjithë anëtarët e shërbimit të jashtëm kanë lidhje politike, tek i është kundërpërgjigjur pyetjes së deputetes Pacolli rreth gradimit dhe mbajtjes jashtëligjshëm në misione diplomatike të disa familjarëve të ministrave aktualë. Mbledhja është përmbyllur para kohe, pas një përplasjeje verbale që deputeti Gjyshinca e ka pasur me ligjvënësin e LDK-së, Kujtim Shala.

Kryesuesja e Komisionit, Time Kadrijaj, ka konstatuar se nuk kishte kushte për punë.