Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Ismaili mblodhi të gjithë drejtorët e klinikave për t’ua dhënë një lajm që e dinë të gjithë

Mblodhi të gjithë drejtorët e klinikave të QKUK-së, së bashku edhe me drejtorin e SHKUKS-së, Basri Sejdiu.

I gjithë ky takim, i cili zgjati rreth një orë, u thirr nga ministri në dorëheqje i Shëndetësisë, për të kumtuar lajmin tashmë publik, se mjekëve do t’u rriten pagat deri në fund të këtij viti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke iu referuar Ligjit për Pagat, i cili ishte miratuar në maj të këtij viti, Uran Ismaili, i shoqëruar edhe nga ministri në dorëheqje i Financave, Bedri Hamza, edhe njëherë ua rikujtoi atyre siç tha, përpjekjet që ai dhe partia e tij bënë gjatë tërë vitit për t’i rritur pagat në këtë sektor.

E, këtu, Ismaili u lavdërua nga Bedri Hamza, njëherësh bashkëpartiaku i tij.

Derisa as Hamza nuk mbeti pa përmendur investimet dhe buxhetin që ndau qeveria në këtë mandat për sektorin e shëndetësisë.

E, ndonëse muajve të fundit ministri Ismaili intensifikoi vizitat e tij në klinikat dhe spitalet e QKUK-së duke përuruar shërbime dhe aparatura të reja në QKUK-së , madje i shoqëruar edhe nga bashkëpartiakë të tij, ai gjithë këto vizita nuk po i quan fushatë.

E kur vendi është në prag të shpalljes së zgjedhjeve nacionale, Ministri në dorëheqje, Uran Ismaili, përveç vizitave të shumta në sektorë të shëndetësisë, punën e tij si ministër, e promovon dhe është aktiv edhe në rrjetet sociale.