Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Këshilli i Evropës

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje

Keshilli i Evropes

Ministri francez për Çështje Evropiane, Jean-Noel Barrot, ka thënë se Franca beson se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet shteteve në Këshillin e Evropës, dhe se çështja e anëtarësimit duhet të shqyrtohet më vonë. 

Ai para seancës së Komitetit të Ministrave ka thënë se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë e KiE-së, raportoi Euronews.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Megjithatë, Franca beson se në këtë drejtim, Kosova ka një rrugë të caktuar për ta kaluar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë", ka theksuar Barrot.

Komiteti i Ministrave është mbledhur sot në Strasburg, por çështja e anëtarësimit të Kosovës ka mbetur jashtë agjendës. Pas votimit në Asamblenë Parlamentare, Kosovës i është kërkuar dërgimi i draftstatutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.