Gazetarja Fatjona Mejdini e ka cilësuar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës si “të frikshme” dhe shprehu shqetësim për përqendrimin e pushtetit në një dorë të vetme.
Partia Socialiste siguroi 83 nga 140 mandate, duke fituar shumicën e cilësuar në Kuvend krahas 50 të Partisë Demokratike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Mejdinit, një nga gabimet kryesore të Partisë Demokratike ishte kandidimi me Sali Berishën si lider, duke thënë se ai nuk është më një figurë që tërheq elektoratin e ri.
“Është vërtetuar që nga viti 2013 se Berisha nuk ka më aftësinë për të zgjeruar bazën elektorale. PD-ja ka dështuar të përmirësojë drejtimin e saj”, u shpreh gazetarja në “Interaktiv” të KTV-së.
Ajo shtoi se, ndonëse PS-ja është prej 12 vjetësh në pushtet, ajo ka arritur jo vetëm të ruajë mbështetjen, por ta zgjerojë atë në mënyrë të pashembullt.
“Me votat e PSD-së, PS-ja arrin shumicën e cilësuar. E ardhmja e Shqipërisë është tani tërësisht në dorën e kësaj mazhorance”, paralajmëroi Mejdini, duke e quajtur këtë nivel pushteti si të paprecedent.
Aktualisht është në vijim numërimi i votave të diasporës, i cili sipas Mejdinit nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e Kuvendit.