Tri ditë pas vrasjes së rëndë që ndodhi në një kazino në Suharekë, banorët e fshatit Mushtisht prej nga ishte edhe i ndjeri Jetmir Aliu, kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për bashkëfshatarin e tyre.
Siguri në punë dhe siguri në komunikacion, kanë kërkuar banorët e këtij fshati derisa kanë thënë të jenë të tronditur me numrin e madh të të vdekurve në këtë fshatm raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVëllai i të ndjerit Jetmir Aliu, Haxhi, ka thënë se vazhdojnë t’i kenë të paqarta arsyet e kësaj vrasjeje.
Pjesë e protestës ishin edhe familjarët e Krenar Jemenit, i cili vdiq një muaj më parë në vendin e tij të punës.
Ndërsa, kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar një peticion për ndalimin e veprimtarisë së kazinove të kundërligjshme në Suharekë.
Një ditë më parë Gjykata Themelore në Prizren caktoi një muaj paraburgim për rreshterin e policisë SH.S, i cili dyshohet se me armën e tij zyrtare vrau të riun nga Suhareka.