Për herë të parë, këtë vit Agjencia Kundër Korrupsionit nuk ka arritur ta përfundojë deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë në kohën e paraparë me Ligjin mbi deklarimin e pasurisë, e cila zgjat një muaj.
Masat e marra nga Qeveria shkaku i pandemisë ka bërë që Agjencia Kundër Korrupsionit ta shtyjë në afat të pacaktuar deklarimin e pasurisë, duke ua mundësuar zyrtarëve që këtë ta bëjnë vetëm në formë elektronike, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ndonëse deklarimi ka nisur më 1 mars, jo të gjithë zyrtarët publikë i janë përgjigjur thirrjes.
Megjithatë, zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit thonë se ata ende nuk do të caktojnë një afat për deklarim të pasurisë.
E si pasojë e masave të Qeverisë, AKK nuk posedon as numrin e zyrtarëve të cilët për herë të parë do ta deklarojnë pasurinë këtë vit.
Këtë vit, 4 mijë e 694 zyrtarë e kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Deklarimit vjetor të pasurisë janë të obliguar t'i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.