Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marrëveshjen e dështon kundërpesha për presidentin

Foto: Driton Paçarada / Koha

Dallimet që i kanë për hisenë në pushtet kanë bërë që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike (LDK) të mos e finalizojnë të hënën marrëveshjen për koalicion qeverisës, ndonëse mbërritjen e saj e kishin paralajmëruar një ditë më parë. Burime të Kohës Ditore kanë thënë se pengesë është bërë kërkesa maksimaliste e LDK-së.

Sipas një burimi, vetë marrëveshja për koalicionin është vënë në pikëpyetje, pas insistimit të LDK-së për t’i takuar asaj posti i presidentit dhe që të mos japë si kundërpeshë për këtë, as edhe një ministri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“LDK-ja është duke e kërkuar postin e presidentit, të kryeparlamentarit, të zëvendëskryeministrit dhe pesë ministri. Në anën tjetër, LVV-ja ka rënë në kërkesën që, për postin e presidentit, kësaj t’i ofrohet një ministri më shumë. Pra, që dikasteret të mos ndahen pesë me pesë, por gjashtë me katër për LVV-në”, ka thënë ky burim. “Nëse mbeten në këto pozicione, marrëveshje nuk do të ketë. Në këtë situatë vendi shkon në zgjedhje të reja”.

Liderët e të dyja partive kanë realizuar takim të hënën, pas të cilit nuk kanë dalë në disponimin që e kishin pas takimeve kur i negocionin aspektet që lidheshin me programin qeverisës.

Albin Kurti, kryetar i LVV-së dhe kandidat për kryeministër, ka shprehur shpresën se marrëveshja do të ndodhë.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, po kështu ka kumtuar mungesën e marrëveshjes. Ai ka refuzuar të japë detaje për çështjet që janë bërë pengesë në avancimin e negociatave për koalicionin. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)