Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se tradita e bashkëpunimit me Turqinë për përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta do të vazhdojë.
Kështu është shprehur ai në takimin e së martës me gjeneralmajorin Subutay Adash, i cili është shef i operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka njoftuar se Adashi do të jetë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Gjersa jemi në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, falënderova Gjeneral Adash që na nderoi duke pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë, ndërsa me theks të veçantë shpreha mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtetndërtimit, veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e mbrojtjes. Do të vazhdojmë këtë traditë bashkëpunimi në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta”, ka thënë ai.