Për vizitë në Serbi pak minuta më parë ka mbërritur presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Para se të ateronte në Beograd, Macron nëpërmjet një porosie për qytetarët e Serbisë ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesazhin e publikuar në mediumin “Danas”, Macron theksoi se rruga e propozuar për normalizimin ruan mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke e respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e natyrshme me Serbinë.