Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit.
KQZ-ja në hedhjen e shortit e ka përfshirë edhe Listën Serbe, ndaj certifikimit të së cilës, LVV ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se me këtë KQZ-ja e ka shkelur ligjin.
“KQZ- shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë ne PZAP- kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e listës serbe. Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP. KQZ ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së", ka shkruar Sallahu në Facebook.