Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që procesi i regjistrimit të popullsisë të zgjatet edhe për dy javë “që të përmbushet qëllimi i vetë procesit dhe rëndësisë së tij”.
Lladrovci ka thënë se këtë kërkesë ia ka bërë me shkrim kryeministrit Albin Kurti dhe drejtorit të Agjencisë së Statistikave (ASK), Avni Kastrati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Drenasit ka treguar se ka shprehur shqetësime për procesin që kur kanë nisur përgatitjet për të. Prandaj, sipas tij, që të përmbushet qëllimi i procesit duhet edhe dy javë kohë shtesë.
“Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin Kurti, më 5.4.2024, kam paralajmëruar vështirësitë që e kanë përcjellë përgatitjen e regjistrimit të popullsisë dhe fillimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm për pushtetin lokal dhe qendror dhe kam kërkuar zgjatjen e afatit. Para kësaj, po ashtu, më 2 nëntor, kam ngritur shqetësimin lidhur me vonesat rreth procesit të rekrutimit, paraqitjes së vështirësive me aplikantët për regjistrues, për kohën e trajnimit dhe informimit. Nga rrjedha e deritashme e këtij procesi në komunën e Drenasit, me qëllim të përmbushjes së qëllimit të vet procesit, rëndësisë së tij, nga situata e deritashme e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, në komunën e Drenasit, kërkoj të zgjatet procesi i regjistrimit edhe për dy javë. Këtë kërkesë me shkrim ia kam bërë kryeministrit Kurti dhe drejtorit të ASK-së, Avni Kastratit”, ka shkruar Lladrovci në Facebook të martën.
Ai ka ftuar qytetarët e Komunës së Drenasit të regjistrohen.
“Është obligim ligjor e moral, kështu e vlerësoni edhe vendbanimin, komunën tuaj dhe Kosovën”, ka shkruar tutje Lladrovci.
Regjistrimi i popullsisë ka filluar më 5 prill. Është planifikuar të zgjasë deri më 17 maj. Deri tash, sipas ASK-së, janë regjistruar mbi 1.4 milionë banorë.